Make a free website Close

Montimi i Motoreve HH dhe konfigurimi USAL-s* ne Dreambox 500s.

                                                       Materiali eshte i vlefshem edhe per aparate te tjere qe suportojne USAL-s*

                                       *USAL-s -- Universal Satellite Automatic Location System -- Sistemi i kerkimit Automatik te Sateliteve permes Koordinatave Gjeografike 





Motoret HH (horizontal - horizontal), jane ne dy forma. 

I pari me boshtin e vendosjes se paraboles Lart dhe tjetri me boshtin e vendosjes se paraboles Posht, sipas figurave te meposhtme:
Motor me boshtin-lart-dhe-posht.png

Dy fjale hyrese: 

Montimi i ketyre lloj Motoreve eshte po kaq i thjeshte sa edhe montimi i nje parabole me nje koke(LNB) veç kerkon me shume elemente dhe durim.
USALS qe do te trajtojme me poshte ka avantazhe te medha ne krahasim me DISEqC per shkak se ne rastin e USALS nuk do te na duhet ti gjejme pozicionet satelitore nje nga nje dhe me pas ti regjistrojme sic kerkohet me DISEqC.
USALS na lejon ta flashojme dreamboxin sa here qe deshirojme pa friken se do te na duhet te perserisim rutinen e lodhshme te gjetjes se pozicioneve satelitore.
Gjithashtu, ka lehtesiara edhe kur nderrojme aparatin sepse çdo gje do ta kemi te gatshme. Mjaft te vendosim kabllin koaksial ne aparatin e ri dhe te hedhim te dhenat tona gjeografike ne te.
Nepermjet USALS Motori e ben vete kerkimin e Sateliteve,mjaft te shkruajme te dhenat tona Gjeografike ne aparatin satelitor qe disponojme,por me pare do te na duhet te instalojme Impiantin Satelitor. 

                                                                                                          Lenda 

                                                                       1. Zgjedhja e vendit te vendosjes se Impiantit Satelitor 
                                                         2. Vendosja e tubit mbajtes(suportit) te Impiantit teresisht Vertikal 
                                                         3. Regullimi i kendit vertikal ne Motor 
                                                         4. Vendosja e Motorit ne tubin mbajtes 
                                                         5. Vendosja e Paraboles ne Motor 
                                                         6. Vendosja e kokes LNB 
                                                         7. Lidhja e impiantit satelitor me Dekoderin (Dreambox) 
                                                         8. Konfigurimi ne Dreambox  
                                                         9. Dergimi i Motorrit ne piken 0 
                                                       10. Varianti i pare. Drejtimi i Impiantit saktesisht ne drejtimin JUG 

                                                                             a) drejtimi i Impiantit saktesisht ne drejtimin JUG permes busulles 
                                                                             b) drejtimi i Impiantit saktesisht ne drejtimin JUG permes Diellit 
                                                                     11. Regullimi i kendit vertikal te Paraboles kur Impianti eshte i drejtuar ne Jug 
                                                       12. Varianti i dyte. Gjetja e Satelitit te References 
                                                       13. Verifikime shtese dhe perllogaritja e aftesive te Motoreve HH 

                                                                             a) verifikime shtese 
                                                                             b) perllogaritje e aftesive te Motoreve HH 
                                                                     14. Disa gabime te mundeshme gjate montimit 
                                                       15. Shkurt fare per rastin e Korçes 
                                                       16. Disa te dhena te nevojshme 

                                                                             a) vlera e kendit M per disa marka Motoresh
                                                                             b) Koordinatat Gjeografike te qyteteve kryesore te shqiptareve


Te fillojme me gjeresisht: 

1. Zgjedhja e vendit te vendosjes se Impiantit Satelitor 
                                            IMPIANT = Parabole + Motor + LNB 

Ky vend duhet zgjedhur ne nje menyre te tille qe Horizontin nga Lindja ne Perendim ta kemi pa pengesa,dmth pa peme apo mure te larta etj. Me sakte, duke nisur nga Jugu qe eshte qendra e montimit te Impiantit, dhe duke shkuar ne drejtim te Lindje-Perendim hapesira pa pengesa duhet te jete nga 70° ne Lindje deri ne 70° ne Perendim. Per kete na vjen ne ndihme fusha e busulles ku horizonti duhet te jete i lire prej 110° ne Lindje, deri ne 250° ne Perendim ku 180° eshte qendra ose drejtimi Jug. Gjithashtu mund te perdorim edhe fushen e ores se dores ku ora duhet te shenoj 10:10 ose 13:50 ku 12°° eshte e drejtuar ne drejtim te Jugut. Per te matur kete hapesire me sy te lire na ndihmojne figurat e meposhtme: 

busulla-ora.png
 

2. Vendosja e tubit mbajtes(suportit) te impiantit teresisht Vertikal:
suporti-vertikal.png

3. Regullimi i kendit vertikal ne Motor:

kendi-vertikal-i-motorit.png

KETU  keni faqen(website) ne te cilen do te gjeni te dhenat tuaja Gjeografike direkt ne Decimal,pra ne formen qe ju duhen per ti vendosur ne Dreambox. KUJDES! Ne rast se zgjidhni faqe te tjera per tu konsultuar, duhet qe te dhenat te mos jene, psh: 40° 37' 07"N por 40.619°N ose mund ti konvertoni nga grade° minuta' dhe sekonda" ne decimal te kjo faqe: KETU 
Shembulli qe po marrim eshte qyteti i Korçes.Ndersa per qytetin apo fshatin ku banoni konsultohuni te faqja(website) qe kemi dhene me lart dhe pershtasni te dhenat tuaja. Gjithashtu Koordinatat Gjeografike te qyteteve kryesore te shqiptareve ne Ballkan i gjeni ne fund te ketij materiali. 

Korça si qytet ka keto te dhena Gjeografike: 

Latitude(Gjeresia Gjeografike):   40° 37' 07"N = 40.619°N(decimal) 
Longitude(Gjatesia Gjeografike): 20° 46' 51"E = 20.780°E(decimal) 

Vendosja e kendit vertikal te Motorit ka lidhje me LATITUDE: Regullojme kendin vertikal te Motorit qe ndodhet ne faqen anesore te tij.Kete mund ta bejme ende pa e montuar Motorin.
Ne kete etape kemi dy raste: 
Rasti 1.  Ky kend duhet te jete i barabarte me Latitude-n tuaj, ne rastin e Korçes 40.6° por meqenese Motoret HH nuk kane ndarje me presje dhjetore do te duhet ta vendosim ndermjet 40 dhe 41°.Kjo sherben per Motoret qe e kane leximin e kendit sipas skemes(Rasti 1) se meposhtme

kendi-vertikal-i-motoreve-me-boshtin-lart-dhe-posht.png

Zakonisht ky rast rekomandohet per Motoret qe e kane boshtin (e vendosjes se paraboles) Lart (shiko fig 1).Megjithate nuk perjashtohet mundesia e vendosjes edhe te Motoret qe e kane boshtin Poshte 
Rasti 2.  Kendi vertikal i Motorit mund te jete edhe 90°- 40.6°= 49.4° ose ndermjet 49 dhe 50°.Kjo sherben per Motoret qe kane leximin e kendit vertikal sipas skemes (Rasti 2 ). Zakonisht ky rast rekomandohet per Motoret qe e kane boshtin(e vendosjes se paraboles) Posht(shiko foto 2). Megjithate nuk perjashtohet mundesia e vendosjes edhe te Motoret qe e kane boshtin Lart. Gjithçka me se shumti varet sesi lexohet konkretisht te Motori kendi vertikal. 

Gjithsesi ne te dy rastet,ne realitet, kemi te bejme me te njejtin kend vertikal.Per ta ilustruar mund te marrim nje raportor dhe nje leter te bardhe dhe te vizatojme nje kend,psh 50° dhe po ta kthejme raportorin ne krahun tjeter dhe ta vendosim mbi te njejtin kend qe kemi formuar,do te lexojme 130°. Pra per te njejtin kend kemi lexime te ndryshme.
Kaq per sa i perket kesaj etape pra kendit vertkal te Motorit qe lidhet me LATITUDE.
Pasi kemi mbaruar me regullimin e kendit vertikal ne motorr, e vendosim ne tubin mbajtes.

4. Vendosja e Motorrit ne tubin mbajtes

motorri-ne-tubin-mbajtes.png
 

5. Vendosja e Paraboles ne Motor 

Vendosim parabolen ne motor, ketu duhet te kemi kujdes qe kapset e paraboles te jene te vendosura mire. Tubi i Motorit ku vendoset parabola ka nje vije si te ngritur ne mes, ajo duhet te qendroj ne mes te kapses se paraboles. sipas fotos se meposhtme:

kapset-e-paraboles.png


6. Vendosja e kokes LNB 

polarizimi-lnb.png

7. Lidhja e impiantit satelitor me Dekoderin (Dreambox) 

Lidhim me kabell koaksial (1.5m) koken LNB me 'LNB' te Motorit dhe 'REC' e Motorit me 'IN' e Dreamboxit , e mira eshte qe kabulli qe lidh Motorrin me Dekoderin (Dreambox) mos ti kaloj te 30m. Sipas figures se meposhtme:

lidhja-motor-lnb-dreambox.png


8. Konfigurimi ne Dreambox   

Duhet qe paraprakisht ne Dreambox te hedhim listen e kanaleve per Motor. Rekomandohet ajo e Vhannibal-it,por mund te perdorim edhe lista te tjera. Ne Dreambox do te zgjedhim opsionin 'many satellites via DISEqC Rotor' nepermjet telekomandes, keshtu: Menu-> Setup->Service Searching-> Satellite Configuration->many satellites via DISEqC Rotor dhe i japim save (shih fig. 1) 
Me pas i japim vetem nje here 'exit' dhe shkojme te opsioni 'Motor Setup' ketu shkruajme te dhenat tona gjeografike qe i kemi dhene me lart dhe i japim 'save'(shih fig. 2 )
konfigurim-ne-dreambox.jpg

9. Dergimi i Motorrit ne piken 0 

Zakonisht ne çastin qe kemi blere nje Motor HH, prej fabrikes Motorri ndodhet ne piken 0,  por ne rast se Motori nuk ndodhet ne kete pike,atehere jemi te detyruar ta degojme ne kete pike. Me telekomande ne DM: Menu -> Setup -> Service Searching -> Motor Setup -> next page -> drive to 0 -> go per te derguar Motorrin ne piken 0 sipas figures te meposhtme:
dergimi-i-motorit-ne-piken-0.png


10. Varianti i pare. Drejtimi i Impiantit saktesisht ne drejtimin JUG.  

        a) drejtimi i Impiantit saktesisht ne drejtimin JUG permes busulles. 

Per te drejtuar impiantin ne drejtim te Jugut, nevojitet nje busull qe eshte per kete pune:
busulla-per-parabole.png
 
 
         b) drejtimi i Impiantit saktesisht ne drejtimin JUG permes Diellit 

Per te gjetur saktesisht Jugun ka disa metoda te thjeshta,por kemi perzgjedhur nje: ate permes hijeve qe leshojne objektet ne ditet me Diell Pra drejtimin Jug mund ta gjejme me nje metode fare te thjeshte dhe pa busull, detyrimisht pa shpenzime, dhe qe gjithsesi eshte 100% e sakte 

Ne mesdite, kur ka Diell, hijet e objekteve tregojne drejtimin Veri - Jug ose me sakte zgjatimi i hijes tregon drejtimin Veri. Atehere percaktojme orarin e mesdites.Per kete na nevojitet te dime orarin e Lindjes dhe te Perendimit te Diellit. Per kete mund te sherbeje edhe kjo faqe KETU.  Ne rastin e Korces,sot ne date 26.05.2012 Dielli Lind ne oren 5:11 dhe do te Perendoi ne oren 19:57, atehere llogarisim mesditen per kete dite, e cila i bie te jete ne oren 12:34. Ose KETU kalkulojme direkt oren e mesdites per diten e sotme. Ndiqni instruksionet ne Fig e meposhtme:
kalkulimi-i-ores-se-mesdites.png
 
Ne kete ore (12:34) marrim nje objekt te drejte (si tub apo shkop etj) dhe e vendosim mire vertikalisht perpara paraboles,levizim me dore(manualisht) parabolen se bashku me Motorrin dhe bejme te mundur qe krahu qe mban koken LNB te bjeri fiks mbi hije.Per kete mund te perdorim plumb muratoresh te cilin e kemi lidhur te dalja e kokes LNB, sipas skemes se meposhtme:

montimi-i-paraboles-permes-diellit.png
 
 
11. Regullimi i kendit vertikal te Paraboles kur impianti eshte i drejtuar ne Jug 

Per kete ekzistojne disa meyra, por jane perzgjedhur dy me te thjeshtat. Per menyren e pare mjafton te dime vleren e Declination Angle te vendbanimit tone dhe kendin e Motorrit qe krijohet ndermjet Aksit Polar dhe Aksit te Rotullimit te Motorrit te cilin fare thjeshte mund ta gjeni te libri (manuali) i Motorrit HH qe keni blere (Kujdes!  Mos ngaterroni vleren e ketij kendi me vleren e kendit vertikal te Motorrit qe siç kemi thene eshte ne varesi te Latidues se vendbanimit). Ne rastin e Korçes Declination Angle eshte 6.348° . Ndersa vlera e kendit te Motorrit varion ne varesi te markes se Motorrit HH qe disponojme, por ne shqyrtim eshte mare vlera 30°, meqe kjo vlere eshte hasur me se shumti. Per menyren e dyte mjafton te dime Latituden e vendbanimit , Elevationin ose ne shqip, kendin e Paraboles pa Motor ne piken e saj me te larte si edhe vleren e kendit te Motorit qe permendem. Per rastin e Korçes, vlera e Latitudes eshte 40.619°, vlera e Elevationit eshte 43.033° dhe vlera e kendit te Motorrit eshte 30°. Figura dhe veprimet me poshte, besoj se jane me te qarta.
kendi-vertikal-i-paraboles-me-motor-.png
 
Gjithashtu mund te perdorim edhe nje program qe mund ta gjejme ne forumin tone: KETU (posti nr 666). Vetem se ky program eshte i vlefshem per ata motorra HH qe vleren e kendit ndermjet Aksit Polar dhe Aksit te rotullimit te Motorit e kane 30° 

Ne net gjenden edhe faqe te tjera qe bejne te mundur percaktimin e kendit vertikal te paraboles me motorr. Nga pervoja personale, mendoj se keto 2 Menyra jane me preçize sepse e gjejne kendin vertikal te paraboles me motorr me saktesi deri ne presje dhjetore, gjithmone fjala eshte per 'manjaket' e saktesise ku ben pjese edhe shkruesi i ketij materiali. 

Atehere vendosim kendin vertikal 23.7° ne parabole ose rreth 24° 

Ky ishte veprimi i fundit. Tani shtrengojme perfundimisht bulonat e Paraboles. Dhe nqs gjithçka eshte bere siç duhet, Motori do te pershkroi harkun e tij ne menyre teper te sakte dhe detyrimisht do ti gjej vete te gjitha pozicionet Satelitore. 
 
12. Varianti i dyte. Gjetja e Satelitit te References.
parabole-e-drejtuar-ne-jug.png
 
Perpara se te gjejme Satelitin e References, duhet te kryejme veprimet nga pika 1-9 si edhe piken 11 Tani do te na duhet te gjejme satelin e references. Po cili eshte ky? Per kete na ndihmon logjika e thjeshte e cila lidhet me Longitude te cilen e kemi dhene me lart (20.780°E), prane kesaj Longitude ndodhen dy satelite qe jane Astra 19.2°E dhe Eutelsat 21.6°E . Atehere bejme nje llogari te thjeshte 20.780 - 19.2 = 1.58° pra kaq eshte gabimi ne rast se do te zgjedhim Astren 19.2°E si satelit reference. Dhe, 21.6 - 20.780 = 0.82° pra kaq eshte gabimi ne rast se zgjedhim Eutelsat 21.6°E si satelit reference.Ne rastin e Korces, sateliti yne i perzgjedhur eshte Eutelsat 21.6°E per shkak se i afrohet me shume Longitudes sone.Kjo per sa i takon llogarive te thjeshta sepse llogarine me te sakte e gjejme KETU ose Ketu Te nje nga keto faqe(website) llogarisim Azimuth-in duke futur te dhenat tona gjeografike Long=20.780 dhe Lat=40.619 si dhe zgjedhim me radhe satelitet qe permendem pak me siper, qe ishin dy, Astra 19.2°E dhe Eutelsat 21.6°E dhe i japim 'Calculer' (sipas Fig se meposhtme:)

kalculimi-i-azimuth-dhe-elevation.png

rezultati qe del eshte: per Astren, Azimuth = 182.426 ndersa per Eutelsat = 178.740. Por duke ditur qe Impianti satelitor duhet te jete i pozicionuar saktesisht ne drejtim te Jugut ku Azimuth shenon 180° , veme re qe edhe ne kete rast me prane Jugut ndodhet sateliti Eutelsat 21.6°E me nje gabim prej 1.26° kundrejt Astres me nje gabim prej 2.426°. Atehere ketu do te na duhet edhe Elevation i Eutelsat 21.6°E qe eshte kendi vertikal me i larte i paraboles pa motorr(43.0251). Elevationi do te na duhet me pas kur te llogarisim kendin vertikal te paraboles me Motorr. I gjithe ky sqarim sherbeu vetem per te ditur se kush eshte Sateliti i References dhe pse ne zgjodhem pikerisht Eutelsat 21.6°E. 

Kur kemi llogaritur kendin me te larte te paraboles ne drejtimin e saj qendror(Jugun) te 'Position du satellite' kemi vendosur nje satelit imagjinar ku vlera e tij eshte e barabarte me vleren e Longitudes, Position du satellite = 20.780.  Figura e meposhtme e pasqyron me qarte shpjegimin e mesiperm. 
sateliti-i-references-perfund.png
Ne Dreambox: Shkojme me telekomande ne Satelitin 21.5°E dhe zgjedhim nje kanal qe e kemi te sigurte qe zona ku banojme mbulohet me sinjal per kanalin qe kemi zgjedhur.Per kete mund te konsultohemi te kjo faqe: http://www.lyngsat-maps.com/ ose edhe ne faqe te tjera. Pasi kemi llogaritur kendin vertikal te paraboles me motorr qe ne rastin e Korces rezulton te jete 23.7°, do te levizim me dore(manualisht) majtas apo djathtas Motorrin se bashku ma parabolen derisa te gjejme sinjal ne kanalin qe kemi perzgjedhur me pare ne Eutelsat 21.6°E . Ne rast se nuk e kemi kalkuruar sic duhet kendin vertikal te paraboles, atehere do te duhet te levizim edhe parabolen Lart-Posht,njesoj sic veprojme per te gjetur sinjal me parabole te thjeshte,vetem se ne rastin tone kemi edhe motorrin.KUJDES! Ketu kendi vertikal i Motorrit nuk duhet te levizet me.Pervec dy rasteve qe kemi trajtuar me lart, asnje kend tjeter vertikal,nuk do te vlente. Per manjaket e saktesise: Pasi kemi gjetur sinjalin me te mire te mundshem per Satelitin e References mundet ta korigjojme edhe gabimin qe kemi permendur me lart, ku kemi folur per nje gabim prej 0.82° te harkut apo 1.26° te Azimuth kur zgjodhem Eutelsat 21.6°E. Per kete duhet drejtuar Impianti ne drejtim te Jugut. Shikoni piken 10. 

13. Verifikime shtese dhe perllogaritje te aftesive te Motoreve HH 

         a) verifikime shtese 

Per te pare nese e kemi montuar saktesisht Impiantin motorik duhet te shohim nese Motori pozicionohet sipas skemes se meposhtme e cila vjen si rezultat i llogarive te meposhtme.Kemi marre ne shqyrtim 3 satelite te ndryshem: 

1. 42°E  qe eshte me ne Lindje te qendres sone(20.780°) . Kur shkojme ne satelitin 42°E, motorri duhet te pozicionohet ne 42 - 20.8 = + 21.2 pra 21.2° ne sensin kunder orar. 
2. 4.8°E qe eshte me ne Perendim te qendres sone(20.780°).Kur shkojme ne kete satelit, motorri duhet te pozicionohet ne 4.8 - 20.8 = -16 pra 16° ne sensin orar 
3. 30°W qe eshte me vlere negative ( - ) Kur shkojme ne kete satelit, motorri duhet te pozicionohet ne -30 - 20.8 = - 50.8 pra 50.8° ne sensin orar
levizja-e-motorit-kur-eshte-montuar-sakte.png 
 
         b) perllogaritje te aftesive te Motoreve HH  

Per te ditur sesa larg shkon motorri ne skaje { Lindje(E) & Perendim(W) } duhet te shohim te dhenat e manualit te Motorrit qe posedojme.Ka motorra qe e kane Azimuth-in + 60°   +70° apo + 80° . Kur kemi permendur Horizontin e lire per 70° ne Lindje dhe 70° ne Perendim kemi marre si shembull nje Motorr HH qe e ka Azimuth-in + 70° . Kjo do te thote se duke ditur qe qendra per ne eshte 180°,atehere ne shkojme neper skaje: 180° - 70° = 110° ne Lindje dhe 180° + 70° = 250° ne Perendim. Sipas perllogaritjeve ne rastin tone per Korçen, teorikisht mund te kapim nga sateliti 80°E deri ne 37.5°W. Sepse me te dhenat Gjeografike te Korces, Azimuth-i satelitit 80°E eshte 111.2° dmth me i madh se 110° dhe Azimuth i satelitit 37.5°W eshte 248° qe eshte me i vogel se 250°. Gjithsesi keto jane llogari teorike sepse duhet pare edhe, nese vendbanimi yne mbulohet me sinjal prej ketyre sateliteve. Ndoshta skicat e meposhtme mund te ndihmojne me teper:
harku-qe-pershkon-motori-1.png
 
ose kjo skica tjeter me poshte qe eshte me prane saktesise, (gjithmone per Korçen), Per ta pare me qarte mund te klikoni  KETU 
harku-qe-pershkon-motori-ne-korce.png


14. Disa gabime te mundshme gjate montimit

Me poshte kemi skemat e mosfunksionimit saktesisht te Impiantit motorrik kur bejme gabimet e meposhtme te cilat duhen shmangur: me ngjyre te gjelber eshte Harku i sakte, me te kuqe i pasakti.
 
montime-te-gabuara-te-motorit.png
 
15. Shkurt Fare per rastin e Korçes: 
  1. Vendosim tubin mbajtes(suportin) e impiantit teresisht VERTIKAL 
  2. Regullojme kendin vertikal ne Motorr 40.6° ose 49.4° 
  3. Vendosim Motorin ne tubin mbajtes 
  4. Vendosim Parabolen ne Motor
  5. Vendosim LNB 
  6. Lidhim Impiantin Satelitor me Dekoderin (Dreambox) 
  7. Shkruajme te dhenat Gjeografike ne Dekoder (Dreambox): Latitude 20.780 dhe Longitude 40.619 
  8. Drejtojme Impiantin saktesisht ne drejtimin JUG ose Gjejme Satelitin e References (ne rast se zgjedhim kete te dyten, duhet qe me pare te regullojme kendin vertikal ne Parabole, Pika 9) 
  9. Regullojme kendin vertikal ne Parabole 23.7° (ne rast se kendi i Motorrit (M) eshte 30°), 28.7° nese kendi M = 35°, 33.7° nese kendi M = 40°, 38.7° nese kendi M = 45° etj....... 
  10. Mbare e mira ka perfunduar gjithçka 

16. Disa te dhena te nevojshme 

         a) vlera e kendit M per disa marka Motoresh:kendi-M-per-disa-motore.png

PS: Te dhenat mbi vlerat e kendit M per Motoret e mesiperm jane mare ne net. 

         b) Koordinatat Gjeografike te qyteteve kryesore shqiptare 

Koordinatat-Gjeografike-te-qyteteve-shqiptare.png
 

Mbyllje 

Sqarimet mund te duken te tejzgjatura, por arsyeja eshte qe poseduesi i ketij tip motori ta kuptoi sa me mire kete proces duke u mbeshtetur te logjika.Vetem

keshtu ky Motor duket me i lehte per tu montuar. 


                                                                                                  Pergatitur ne dt 26 Maj 2012   

 

 

Make a free website with doomby - Signaler un contenu illicite sur ce site